E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Balla: Komisioni hetimor Parlamentar do të hetojë masakrën elektorale

Tiranë, 25 janar NOA Deputeti i Partisë
Socialiste, Taulant Balla doli sot në një deklaratë për shtyp me anë të së cilës
reagoi për analizën e punës së Policisë së Shtetit.

Sipas Ballës, gjatë analizës së punës së
policisë mungoi një analizë profesionale e elementëve që lidhen me sigurinë
publike, intensifikimin e veprimtarive kriminale, rritjen e numrit të
aksidenteve rrugore, paaftësinë e bllokimit dhe parandalimit të kanaleve të
trafikut të narkotikëve.

Sot Sali Berisha dhe Lulzim Basha duhet të
jepnin arsyet se pse mungesa e rezultateve konkrete dhe të prekshme në luftën
kundër trafiqeve, krimit të organizuar, kontrollit të integruar të kufijve po
mbajnë peng vendim-marrjen e Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për
qytetarët shqiptarë.

Partia Socialiste i kujton sot Sali Berishës
se lufta kundër krimit të organizuar nuk duhet të ketë kompromise, ndërsa Sali
Berisha duhet të sqarojë çdo lidhje me elementë kriminalë apo edhe të burgosur
që morën lirinë në fushatën elektorale të qershorit dhe që u përdorën për të
bërë presion dhe ndryshuar me forcë vullnetin e shqiptarëve tha Balla i cili
shtoi më tej se ngritja e komisionit hetimor parlamentar që do të hetojë
masakrën elektorale, është e domosdoshme dhe për të zbardhur sa e përfshirë dhe
bashkëpunuese ka qenë qeverisja dhe administrata e Sali Berishës me kriminelë
të cilët u lëshuan si kope nga burgjet për të cenuar votat e shqiptarëve

k.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›