Pavarësia, seanca në Kuvend: Tani, prioritet integrimi në NATO dhe BE
PRISHTINE-Kosova sot po feston dyvjetorin e shpalljes se pavarësisë ne vend. Krerët e institucioneve, që merrnin pjesë në një mbledhje solemne të Kuvendit të Kosovës, thanë se gjatë dy vjetëve të funksionimit të shtetit është arritur të dëshmohet se Kosova e pavarur është faktor stabiliteti dhe paqeje në rajon.
Në të merrnin pjesë, përveç zyrtarëve më të lartë të pushtetit, edhe përfaqësues subjektesh politike, shoqatash dhe diplomatë të akredituar në Prishtinë si dhe mysafirë nga Shqipëria e vendet fqinje.
Presidenti Fatmir Sejdiu tha se në vitin e tretë të shtetësisë synim kryesor do të jetë integrimi në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Ndërkaq, kryeministri Hashim Thaçi tha se në dy vjetorin e shtetit, Republika e Kosovës është vend i konsoliduar, me të cilin secili qytetar duhet të ndihet krenar. Kryeparlamentari Jakup Krasniqi tha se vlera e pavarësisë tashmë matet në radhë të parë me përmirësimin praktik të jetës së qytetarëve.
Krerët e institucioneve të vendit thanë se shpallja e pavarësisë është rezultati i punës se dhe sakrificës së madhe të qytetarëve ndihmës së faktorit ndërkombëtar.
Sejdiu:Pavarësia solli stabilitet në Rajon
Në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës presidenti, Fatmir Sejdiu tha se gjatë dy vjetëve të funksionimit tonë kemi arritur të dëshmojmë se pavarësia e Kosovës i ka sjellë me shumë paqe dhe stabilitet rajonit. Por sipas presidentit Sejdiu në vitin e tretë të shtetësisë nevojitet angazhimi gjithëpërfshirës për integrimin sa më të shpejtë të vendit në strukturat euroatlantike.
“Ne jemi shteti më i ri në Europë dhe në botë. Kjo nuk është një përparësi, përkundrazi një pengesë në udhën e vështirë dhe plot përgjegjësi për të ardhmen tonë. Ne na duhet të punojmë dyfish më shumë për të arritur shkallën e zhvillimit të vendeve tjera. Ne na duhet të tregohemi dyfish më të kujdesshëm në procesin e përmbushjes së standardeve të kërkuara për integrime euroatlantike. Së këndejmi të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se bota na shikon me llupë dhe se asnjë veprim i yni nuk mbetet i pa analizuar”, tha presidenti Sejdiu.
Thaci: Sakrificat na sollën këtë ditë të lumtur
Ndërkaq kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha se për të mbërritur deri në këtë ditë të festës së pavarësisë, është punuar dhe sakrifikuar nga gjenerata të tëra.
“Vizionin tonë të përbashkët dhe universal për liri pavarësi dhe rend demokratik në atdheun tonë e realizuam bashkërisht me unitet të qëndrueshëm politik dhe qytetar. Pavarësia e Kosovës është meritë e çdo qytetari të Republikës së Kosovës, dhe secili duhet të ndihet krenar kudo që jeton”, kryeministri tha Thaçi.
Në dyvjetorin e shënimit të pavarësisë, sipas kryeministrit Thaçi, shteti i Kosovës është më i konsoliduar, me një qeverisje të mirë dhe sundim të rendit dhe ligjit. Ndërkaq sfidat e së ardhmesh Thaçi tha se janë zhvillimi dhe integrimi në strukturat euroatlantike.
Krasniqi: Pavarësia, realitet i pakthyeshëm
Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi ndërkaq tha se pavarësia e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm, dhe se tash, sipas tij, nevojitet zhvillimi ekonomik dhe forcimi i sundimit të ligjit.
“Ne qytetarët e Kosovës tash kemi një armik të përbashkët të quajtur varfëri dhe interesin e lartë për jetë më të mirë, siguritë e të dinjitetshme. Vlera e pavarësisë së Kosovës matet në radhë të parë me përmirësimin praktik të jetës së qytetarëve por ne duhet ta ndërtojmë bashkë e me duar tonë të ardhmen tonë “, tha kryeparlamentari Krasniqi.
Krerët e institucioneve të vendit përmendën edhe kontributin e gjithë dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës, pastaj familjet Jashari dhe Rugova si dhe të gjithë ata që kontribuuan për pavarësinë e vendit. Sejdiu, Thaçi e Krasniqi folën edhe për sukseset që janë shënuar gjatë këtyre dy viteve të funksionimit të shtetit. Anëtarësimi i Kosovës në Fondit Monetar Ndërkombëtarë dhe Bankën Botërore, mbajtja e zgjedhjeve të lira si dhe ngritja e institucioneve kushtetuese ishin disa prej të arriturave që ata i theksuan.
(d.b/BalkanWeb)