E Diel, 1 Nëntor 2026

Athinë, shqiptari vritet në një aksion policie

Në një aksion të policisë në departamentin Virona të Athinës për arrestimin e dy personave ka mbetur i vrarë një qytetar shqiptar dhe u plagosën dy policë. Sipas policisë, viktima, një 25 vjeçar dhe baba i një fëmije që punonte si hidraulik në pallatin përbri, u plagos për vdekje nga shkëmbimi i zjarrit mes policisë dhe dy personave që hodhën edhe 5 granata. Dy personat e arrestuar janë të burgosur shqiptarë, që vuanin dënimin për vjedhje bankash në burgun e Larisës nga ishin larguar me leje muaj më parë. Opozita reagoi me kritika të ashpra për efektivitetin e policisë dhe kërkoi ndryshimin e modelit të aplikuar në “mbrojtje të qytetarit”.

< I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›