Rama: Serbia ta harrojë Kosovën, mbështesim kufijtë e saj
TIRANE- Lideri i opozitës Edi Rama nëpërmjet një conference për shtyp ka uruar popullin e Kosvës për 4 vjetorin e Pavarësisë. Në emër të opozitës shqiptare, Rama shprehu mbështetjen për shtetin e Kosovës dhe vlerësoi ata që dhanë jetën për këtë ditë.
“Uroj vëllezërit e motrat në Kosovë, Gëzuar 4 vjetorin e Pavarësisë! I uroj kryeministerit Hashim Thaci suksese të mëtejshme në drejtimn e shtetit të Kosovës. Kjo është një datë që do kujtohet me admirim gjithnjë nga kombi ynë, do kujtohet me adhuriom UCK-ja dhe Adem Jashri, po ashtu edhe lideri historik Ibrahim Rugova. Kjo është dita e përjetshme e dëshmorëve që vunë jetën e tyre në themelet e shtetit të Kosovës”, tha Rama.
Rama deklaroi më tej se opozita shqiptare do të qendrojë gjithmonë krah Kosovës, ndërsa i kujtoi Serbisë se po humbet kohën kot duke e kërkuar Kosvën që e fitoi pavarësinë me luftë e gjak, sic tha Rama.
“Nuk ka ditë më të mirë se kjo për të thënë se do jemi në krah të Kosovës kur vihen në diskutim kufijtë territorial të Kosovës, kur cënohet integriteti i saj territorial, jemi kundër cdo përpjekje për të futur në historinë e saj fantazmat e së shkuarës që Kosova i mbylli me luftën heroike. Serbët ta kuptojnë se Kosova iu ka ikur nga duart njëherë e përgjithmonë, ata s’bëjnë gjë tjetër vecse mbajnë peng të ardhmen e tyre në BE”, tha Rama më tej.
(ma.ar/BalkanWeb)