SHBA Ne muajin mars jane hapur te pakten 200 mije vende pune

Ne Shtetet e Bashkuara ekonomistet parashikojne qe te jene shtuar te pakten edhe 200 mije vende pune ne muajin mars. Kjo do te mesohet nga raporti qe publikohet sot nga Departamenti i Punes.
Parashikimi mesatar ben fjale per 205 mije vende pune te shtuara gjate muajit te kaluar nderkohe qe papunesia mbetet e pandryshuar ne shifrat 8.3. Nese ky parashikim eshte i vertete do te shenonte muajin e katert rresht kur jane shtuar te pakten 200 mije vende pune dhe do te ishte periudha me e qendrueshme qe nga viti 2000.
Ekonomia amerikane hapi 227 mije vende pune ne muajin shkurt. Te dhenat e fundit sugjerojne se ekonomia e vendit po vazhdon te rimekembet nga recesioni i vitit 2008.
Departamenti i Punes thote se numri i njerezve qe kerkojne ndihmen sociale si te papune javen e kaluar ra ne shifren me te ulet ne 4 vjet ndersa besimi i konsumatoreve tek ekonomia amerikane eshte ne rritje.