E Diel, 1 Nëntor 2026

PD-ja e Alibeajt kryeson në Finiq, e vetmja bashki ku kandidati i saj renditet i pari

PD-ja e Alibeajt kryeson në Finiq, e vetmja bashki ku kandidati i saj

Partia Demokratike e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj ka shënuar "fitoren e parë", nëse mund ta quajmë kështu. Kjo forcë politike kryeson me kandidatin e saj vetëm në Bashkinë e Finiqit, ndërsa në bashkitë e tjera renditet edhe nën grupimin e Berishës.

  • Leonidha Kristo Papa Partia Demokratike 161
  • Leonidha Vasil Hristo Bashkë Fitojmë 39
  • Romeo Kosta Çakuli Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen 49

Pra, siç shihet nga rezultati, kandidati i Enkelejd Alibeaj kryeson ndaj rivalëve të tjerë dhe është i vetmi kandidat i kësaj force politike në rang vendi që renditet i pari.

Edhe në Tiranë, Partia Demokratike zyrtare nuk rezervon asnjë surprizë. Nga 21 kuti që janë hapur nga 941 në total, Roland Bejko ka marrë vetëm 260 vota dhe renditet i treti, pas Veliaj dhe Belind Këlliçit. Shumë pranë tij, me 251 vota është Arlind Qori.

Lexo edhe: Hapen kutitë e para/ “Bashkë Fitojmë” forcë e tretë në Poliçan, nuk kalon dot as kandidatin e PD

Lexo edhe: Tropoja hap kutitë e para, Rexhë Byberi kryeson ndaj kandidatit të Sali Berishës

Lexo edhe: Ja pesë bashkitë ku kryesojnë deri tani kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”

Lexo edhe: Hapen kutitë e para në Selenicë e Delvinë, ja cilët kandidatë kryesojnë

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›