E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pavaria e KosovësRusia mbledhKS-në në gusht

BEOGRAD- Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet në gusht për të mbajtur një sesion të vecantë për Kosovën, kur Rusia, aleatja e ngushtë serbe kundër pavarësisë së shtetit më të ri në Europë do të ketë dhe presidencën. Lajmi konfirmohet nga ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremic. Shefi i diplomacisë serbe ishte i pranishëm në takimin informal të ministrave të OSBE-së që u zhvillua të dielën në Kazakistan.

Për agjencinë serbe Fo net Jeremic ka thënë se sështë arritur një marrëveshje me Rusinë, që sapo ajo të marrë presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në gusht do të organizojë një sesion të vecantë për situatën në Kosovën.

Pak ditë nga opinioni këshilldhënës që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë pritet të japë, për ligjsshmërinë e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës, ( më 22 korrik) ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç thotë se ka arsye për të qenë optimist. Ai shton se 5 shtete anëtare të BE-së ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe nuk do të vazhdojnë ta bëjnë edhe pas vendimit të GJND-së.
(s.g/balkans.com/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›