Debatet për buxhetinBode: I duhuriBrace: Jemi në krizë
TIRANE- Parlamenti nisi seancën maratonë “Për buxhetin e vitit 2010”. Parashikohet votimi në parim i këtij projektbuxheti, ku mbi të gjitha shoqërohet me debate nga ana e deputetëve të maxhorancës dhe opozitës.
Nga foltorja e KuvenditMinistri i Financave mbrojti rishikimin e buxhetit, bëri thirrje deputetëve për të votuar pr/ligjin pasi është “i duhuri, sic është vlerësuar dhe nga FMN dhe insituticionet e tjera ndërkombëtare”.
Ai tha se ndryshimet në buxhetin e vitit 2010 synojnë mbajtjen e ekonomisë shqiptare në ritmet më të larta të mundshme të zhvillimit ekonomik. Këto ndryshime kondicionohen nga një numer zhvillimesh në tregjet lokale dhe ato ekonomiko-rajonale.”
Zoti Bode tha se parashikohet që borxhi i Prodhimit të Brendshëm Bruto të ulet nga 4 në 3 %. Gjatë fjalës së tij, Bode bëri një krahasim mes ekonomive të vendeve në rajon dhe efektet e krizës globale në këto vende si dhe efektet në ekonominë Shqiptare. Bode tha se parashikohet që “borxhi i prodhimit të brendshëm bruto të ulet nga 4 ne 3 % “, Sipas tij borxhi është më i lartë në vendet në rajon por është më i miri. “ Sepe kostoja është me e ulëta, se në të gjithë vendet e rajonit. 2/ 3 e borxhit publik është i brendshëm, është borxh në lekë i cili administrohet në mënyrë më të mirë dhe në paramentart më të mirë të mundshëm. Borxhi i jashtëm mbështetet në Bankën e Zhvillimit i cili ka financuar dhe vazhdonë të financojë projekte në Shqipëri. Ky borxh ka normë interesi shumë të ulët të butë dhe me një afat krediti që kalon mesatarshi 15 vite”.
Nga ana e opozitës deputeti siocialist Erion Brace tha se ekonomia reale është në krizë. Sipas tij “qeveria s’ka në buxhet paratë që kishte parashikuar dhe se janë qytetarët që po ndjejnë krizën, jo qeveria”.
Pr/ligji
Ndryshe nga herët e tjera, ky buxhet i rishikuar parashikon ulje drastike të shpenzimeve në masën 25 për qind dhe më shumë në sektorët jetikë të vendit, si shëndetësia, arsimi dhe në infrastrukturë.
Parashikohet që vetëm Ministrisë së Brendshme t’i ulen 25 për qind fondet e shpenzimeve dhe të investimeve. Ky dikaster ka në varësi dhe pushtetin vendor. Ndërsa shëndetësisë dhe arsimit i priten fondet në masën 22 për qind. Fondet e buxhetit social ndërpriten në masën 1 miliard lekë të reja. Në Ministrinë e Bujqësisë do të shkurtohen në masën 31 për qind shpenzimet.
Qeveria ka ndërmarrë shkurtimin e shpenzimeve me qëllim që t’i paraprihej efektit të krizës globale, por opozita e ka cilësuar buxhetin e ri, si të krizës ekonomike që po përjeton vendi.
Socialistët në komisionin parlamentar të Ekonomisë kanë kërkuar zhvillimin e seancave dëgjimore me drejtues të institucioneve shtetërore si të Tatimeve, Doganave, për të dhënë sqarime në lidhje me realizimin e të ardhurave. Por, një gjë e tillë është refuzuar nga ana e maxhorancës me argumentimin se buxhetin e mbron ministri i Financave, i cili mbron politikat fiskale të qeverisë dhe se drejtorët mbrojnë vetëm çështjet teknike në realizimin e të ardhurave.
(s.g/GSH/balkanWeb)