E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA tërheq 33 mijë ushtarë nga Afganistani

33 mijë trupat e fundit amerikane të dërguara më shumë se dy vjet më parë në Afganistan u tërhoqën nga ky vend.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Panetta, konfirmoi tërheqjen. Gjatë një konference shtypi në Auckland me homologun e Zelandës së Re, Panetta vlerësoi forcat amerikane, duke thënë se shtimi i trupave e arriti qëllimin për të zmbrapsur talebanët.

Niveli i trupave amerikane tani në Afganistan është 68 mijë – aq sa ç’ishte para shtimit dhe zyrtarët amerikanë thane se të gjitha trupat luftarake do të tërhiqen sipas planit, në vitin 2014.

Presidenti Barack Obama urdhëroi dërgimin e forcave shtesë në fund të vitit 2009, për të dobësuar kryengritjen dhe për tu dhënë forcave afgane mundësinë që të fillonin të merrnin nën kontroll sigurinë.

Megjithatë, mbeten shqetësime se tërheqja e trupave shtesë rastisë me numrin në rritje të sulmeve të brendshme nga vetë forcat afgane, të cilët kanë kthyer armët ndaj homologëve të tyre ndërkombëtar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›