Pavlyuchenko, i kërkuar

Nga Express më 21 janar 2011 në ora 18:45
Menaxheri i Roman Pavlyuchenkos ka konfirmuar interesimin e klubeve të ndryshme për transferimin e sulmuesit të Tottenhamit gjatë këtij afati kalimtar të janarit.
Reprezentuesi rus ka dështuar të zërë vend në formacionin bazë në White Hart Lane, pas transferimit nga Spartak Moska më 2008 dhe menaxheri Oliver Wendt ka konfirmuar interesimin për klientin e tij.
“Ka interesim nga disa klube në Angli dhe Gjermani, por Roman ka edhe dy vjet në kontratën e tij me Tottenhamin”, tha Wendt për ESPNsoccernet.