E Diel, 1 Nëntor 2026

Çekia s’do të ketë ambasador në Kosovë

Nga Express më 21 janar 2011 në ora 22:05

Presidenti çek, Vaclav Klaus, ka deklaruar në Beograd se përderisa ai është president, Çekia nuk do të ketë ambasador në Kosovë, pavarësisht faktit se në Prishtinë është hapur ambasada.

Këto komente Klaus i bëri për portalin Novinki.cz, duke shtuar se Serbisë nuk i vjen mirë që në Kosovë është hapur ambasada çeke, mirëpo ka përkujtuar se në atë ambasadë, në të vërtetë, nuk ka as ambasador.

“Ambasadorët i emëron presidenti i republikës. Unë e di mirë se ministri i Jashtëm (Karel) Shwarzenberg me dëshirë do të emëronte ambasadorin për Kosovën, mirëpo ai në të njëjtën kohë e di shumë mirë që unë kurrë nuk do ta nënshkruaja. Kështu që ne atje nuk kemi ambasador dhe, përderisa unë të jem president, nuk do të kemi kurrfarë ambasadori atje”, ka thënë Klaus.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›