E Shtunë, 31 Tetor 2026

E majta evropiane PS te mos bllokoje zgjedhjet

Zv.kryetari i grupit socialist ne Parlamentin Evropian Hannes Svoboda pas takimit me perfaqesues te opozites shqiptare u shpreh dje Mesazhi yne ishte shume i qarte dhe ne morem po ashtu nje pergjigje te qarte se opozita ne Shqiperi eshte e interesuar qe te marre pjese ne zgjedhjet lokale. Pra nuk behet me fjale per te bllokuar apo per mos te marre pjese. Opozita do disa ndryshime por keto ndryshime jane ne baze te sugjerimeve te ODHIR-it qe eshte pergjegjes per zgjedhjet.

Kryeministri Berisha premtoi qe nese keto ndryshime jane ne linje me rekomandimet nderkombetare te OSBE/ODIHR-it ai eshte gati ti beje ato. Tani eshte koha per aksion - perfundon Svoboda.
Ndersa eurodeputetja Tanja Fajon e pyetur se a do te jene zgjedhjet e majit nje test i mire per opoziten dhe forcat e tjera qe te tregojne se ato kujdesen per shqetesimet e qytetareve u pergjigj se eshte e sigurt se zgjedhjet ne maj do te jene nje shembull i shkelqyer nje test i mire qe te tregoje qe Shqiperia eshte nje shtet demokratik qe respekton shtetin ligjor institucionet demokratike dhe eshte gati tecirc shkoje drejt integrimit evropian

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›