Pazari i Korçës- Fillon rikonstrusioni, dorëzohen tregtarët
Korçë- Pazari Karakteristik i Korçës ka nisur të rikonstruktohet. Pak ditë nga mbyllja e këtij viti, Pazari i qytetit do të fillojë të rikonstruktohet, çka pritet të përmisojë edhe kushtet aktuale në të cilat ndidhet.
Pavarësisht përplasjeve dhe kontestimeve nga ana e tregëtarëve të rrobave të përdorura të cilët zhvillojnë aktivitetin e tyre në këtë pjesë të tregut, largimi i tyre nga ambjentet ku ata tregtonin mallrat tashmë është arritur.
Mesohet se vetëm një ditë më parë Bashkia e Korçës ka bërë ndarjen e sipërfaqes në ambjentin tjetër ku ata do të vijojnë tregëtimin e mallrave të tyre për një afat të pacaktuar.
Puna për rikonstruksionin e këtij pazari, aq të njohur për vlerat e tij, ka nisur pa vonesë. Sipas të dhënave rikonstruksioni i Pazarit të vjetër të Korçës parashikon 4 faza, ku fillimisht do të procedohet me ndërhyrjen në sistemin e kanalizimeve dhe më tej edhe rikonstruksionin total të hapësirave publike. Me një vlerë prej rreth 700 mijë eurosh ky restaurim parashikon një rikthim të imazhit të këtij monumenti kulture.
Paralelisht me rikonstruksionin, tregtarët kanë nisur punën për ç’montimin e tendave. Pavarësisht se u është caktuar një tjetër hapësirë për të vijuar aktivitetin e tyre, tregtarët sërish janë të pakënaqur duke i argumentuar reagimet e tyre me mungesën e kushteve në hapësirën e re që ata do të shfrytëzojnë.
Shkrime të tjera me interes: