E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan- Fusha e plehrave, atje ku buron vdekja

Elbsan- Fusha e hedhjes së mbeturinave në qytetit e Elbasanit vazhdon të jetë një vatër e rrezikshme për shëndetin e qytetarëve.

Me gjithë premtimet e bëra, situata vazhdon të mos zgjidhet. Banorët thotë se kjo gjëndje ka kohë që vazhdon dhe asnjë alarm nuk ka bërë efekt për të ndërtuar një vendgrumbullim të ri, larg zonës së banuar.

Sapo zgjohen në mëngjes, qytetarët përballen me një re smogu që mbulon pjesën më të madhe të qytetit e cila vjen nga djegia e mbeturinave, proces i cili vazhdon të mos ndalet, me gjithë kontrollet e vazhdueshme të policisë bashkiake për të mos e lejuar.

Por edhe mes këtij smogu të rrezikshëm dhe mes pirgjeve me mbeturina, është nje tjetër jetë që vazhdon. Shumë njerëz, kryesisht të komunitetit rom dhe veçanërisht fëmijët, punojnë këtu për të siguruar mbijetësën e familjeve të tyre. Ata gjejnë aty rroba por edhe mbeturina, të cilat i shesin për riciklim.

Fusha e hedhjes së mbeturinave të qytetit të Elbasanit është hapur rreth 50 vjet më parë dhe me përmasat që kishte qyteti në atë kohë ajo mund të konsiderohej në periferi. Por lëvizjet demografike dhe zgjerimi i qytetit kanë bërë që, sot, fusha e hedhjes së mbeturinave të konsiderohet një vend brenda qytetit dhe zonës së banuar.

Elsa Agolli/IDEA

Shkrime të tjera me interes:

  1. Vendi po qelbet, Berisha sulmon Topin: Aleanca e plehrave
  2. Elbasan, rikthehen zjarret
  3. Presidenti hedh ne kosh ligjin e plehrave

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›