Pazzini kopjon Pelen

Ka mbrojtur ngjyrat e Fiorentinës, Interit dhe Milanit. Aktualisht është edhe lojtar i përfaqësueses italiane. Megjithë karrierën e pasur, krahasimi me sulmuesit më të mëdhenj do të ishte i tepruar.
E megjithatë, Giampaolo Pazzini tregon të gjithë kualitetin e tij. Me dy gola të shënuar kundër Bologna-s, ai ishte vendimtar në fitoren e Milanit.
Goli i dytë ishte vërtetë special. Jo vetëm prej faktit se i dha skuadrës tri pikë.
Në minutat e fundit të ndeshjes, kur ishte me shpinë nga porta, Pazzini e ngriti topin mbi kokën e mbrojtësit dhe fluturimthi realizoi rrjetën e 10-të sezonale.
Kaq mjaftoi që të nisnin krahasimet me një prej legjendave të futbollit. Teknika e shfaqur nga sulmuesi dhe për nga mënyra e ekzekutimit, goli i tij ishte një rimishërim i një prej perlave të Peles.
Goli i famshëm i brazilianit u shënua në Botërorin 1958, kur “perla e Zezë” ishte vetëm 17-vjeçar.
Sa për krahasim Pazzini është 28 vjeç. Por, me aftësitë përpara portës dhe golat e shënuar, ai është shndërruar në një element vendimtar për Milanin.