Berisha Qeveria do te rishohe marredheniet me Serbine
Ka përfunduar protesta gjithëpopullore në Preshevë në shenjë kundërshtimi për heqjen e përmendores së UÇPMB-së që ishte vendosur para komunës së Preshevës. Protesta ka përfunduar e qetë dhe pa ndonjë incident të theksuar.
Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, përmes një komunikate për media ka deklaruar se protesta e sotme e qytetarëve shqiptarë në Luginë të Preshevës dënojnë ashpër aktin arbitrar të largimit të pllakës përkujtimore të UÇPMB-së.
“Ne qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës, nga ky tubim protestues dënojmë ashpër aktin arbitrar të largimit të pllakës përkujtimore të dëshmorëve të kombit të rënë në luftën e UÇPMB-së, duke injoruar në mënyrë të vrazhdë vullnetin politik të shqiptarëve për gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme”, shkruhet në komunikatë.
Ai ka thënë se “me këtë rast, Serbia ka shkelë të gjitha konventat ndërkombëtare, kompetencat e pushtetit vendor, e sidomos vullnetin për kompromis mes faktorit politik shqiptar me përfaqësuesit ndërkombëtarë”.
Berisha: |Rrugëzgjidhje bashkimin kombëtar
I ashpër ka qenë reagimi i kryeministrit Sali Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike përsa i përket heqjes së përmendores së ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Sipas tij qeveria do të rishohë marrëdhëniet me Serbinë pas këtij akti, i cili dëshmoi frikën e Serbisë.
Por për kryeministrin shqiptar ka vetëm një rrugë, ajo e bashkimit të kombit shqiptar, që mund të çlirojë fqinjët nga urrejtja shekullore.
“Urrejtja ndaj shqiptarëve e akumuluar në shekuj. Shqiptarët e Preshevës janë më të shtypurit. Bashkimi çliron fqinjët nga urrejtja shekullore. Qeveria do të shqyrtojë marrëdhëniet me Serbinë” – deklaroi kryeministri.
Ndërkaq Berisha informoi se një nga rrugët e Tiranës do të marrë emrin “Heronjtë e Preshevës”.
Shqiptarët në Luginën e Preshevës, protestë për përmendoren
Shqiptarët në Luginën e Preshevës mbajnë sot një protestë, pas largimit të përmendores së pjesëtarëve të rënë të UÇPMB-së.
Protesta është thirrur nga përfaqësuesit politikë në Preshevë. Ata kanë dënuar këtë akt, duke thënë se Serbia e vazhdon zgjidhjen e problemeve me mjete të dhunshme, e jo me dialog.
Reagimet kanë qenë të shumta menjëherë pas aktit nga ana e policisë serbe. Veprimin e kanë dënuar Prishtina dhe Tirana.
Keqardhje për situatën e re të krijuar ka shprehur OSBE-ja, e cila ka qenë ndërmjetësuese në dialogun midis faktorit politik shqiptar në Luginë dhe Qeverisë së Serbisë për arritjen e një kompromisi rreth përmendores.
Pjesëtarët e xhandarmërisë së Serbisë, mengjesin e se djeles kanë larguar lapidarin e luftëtarëve të rënë të UÇPBM-së, para Kuvendit të Komunës në Preshevë.
Sipas Qeverisë së Serbisë “përmendorja ishte ngritur në mënyrë ilegale dhe si e tillë është larguar”.
Vendosja e këtij lapidari në Preshevë është bërë në nëntorin e kaluar në kuadër të shënimit të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Në vendin e lapidarit, qytetarët më pas kanë vendosur lule, në kujtim të dëshmorëve të rënë në luftën e UÇPMB-së.