Kola: T'i qendrojme presionit, ne krye
Tirana pas fitores se fundit 3-1, ndaj Beses se Kavajes eshte ngjitur ne krye te Kategorise Superiore. Agustin Kola, trajneri i Tiranes flet pas ketij suksesi, qe nuk vleresohet si ndonje cudi e madhe, per faktin se pritej. "Tirana perbehet nga lojtaret cilesore dhe cudi ishte qe humbi vendin e pare skuadra, ne mes te kampionatit," - shprehet Kola. "Ekipi ne ndeshjet e fundit tregoi rritje ne loje dhe ka formuar nje stabilitet ne rezultate." Ndaj Beses synimi ishte qe te fitohej patjeter ndeshja dhe Kola shprehet i kenaqur. Kryesimin Tirana e fitoi, pas barazimit edhe te Vllaznise ne Elbasan. Trajneri i Tiranes shprehet se me tej do te jete edhe me e veshtire. Sipas tij, nga pervoja e gjate si lojtar i kij ekipi, me te cilen ka fituar madje edhe trofe, te mbrosh vendin e pare eshte me e veshtire. "Duhet te gezojme se dolem ne vend te pare dhe kjo eshte normale, por jemi ne gare. Deri ne fund na presin ndeshje edhe me te veshtira. Te mbrojme vendin e pare eshte dicka e veshtire. Presioni qe deri tani ishte mbi Vllaznine, do te jete mbi Tiranen. Ne kete aspektet them se Tirana duhet te punoje me shume, per te ruajtur kryesimin." Gjithsesi, pas fitores se fundit bardheblute shihen si favorite per t'u shpallur kampione vendi. Trajneri bardheblu, Agustin Kola thekson se objektivi mbete i njejte dhe secili duhet te bej gjithcka per permbushjen e tij. "Tirana e nis cdo sezon per te fituar trofe dhe nuk ka asnje dyshim se pervec titullit, ekipi nuk mund te pajtohet ne fund te ketij edicioni," - perfundon Kola.
Kapiteni i kombetares, sherben si negociator mes klubit dhe sulmuesit
Lala "menaxher" i Salihit, e deshiron tek Hanoveri
Hanoveri eshte duke monitoruar sulmuesin e Riedit, Hamdi Salihin. Klubi gjerman synon nje sulmues dhe aktualisht, bazuar ne mediat e huaja, drejtuesit e Hanoverit po vezhgojne lojtarin e kombetares sone. Ne radhet e Hanover '96, prej 10 sezoneve ben pjese kapiteni i kombetares, Altin Lala. I njohur me nofken 'xhuxhi', Lala mesohet te jete njeriu qe ka propozuar dhe ka bere reklame falas, per emrin e Hamdi Salihit. Altin Lala eshte shnderruar ne nje njeri me influence ne klubin e Hanoverit. Aktualisht kapiteni i kombetares sone vazhdon fazen riaftesuese, pas nje operacioni ne shpine. Influenca e tij, gjate 10 vjeteve, ne klubin e Hanoverit, eshte rritur vazhdimisht. Edhe pse ne fund te karrieres, drejtuesit e Hanoverit i kane sugjeruar lojtarit qe te zgjase kontraten, per te qene me pas edhe pjese drejtuese e klubit. Ne fakt, Salihi nuk ka nevoje per reklame, sepse shifrat jane dhe flasin me qarte ne favorin e tij. Duke mos i bere llogarite me golat e shumte qe Salihi ka shenuar ne kampionatin tone, sulmuesi i Riedit, nje sezon me pare shenoi 12 gola, ne 33 ndeshje te kampionatit. Kete vit,edhe pse ka qene i demtuar, Hamdi Salihi eshte serish protagonist ne sulm, duke shenuar 4 gola, ne 14 ndeshjet e kampionati. Ai njihet si nje nder sulmuesit me interesante te kampionatit austriak. Hamdi Salihi ishte ne dileme per te levizur gjate merkatos se veres se kaluar, edhe ne dimer. Drejtuesit e Riedit nuk donin qe sulmuesi te largohej. Deshira e Salihit eshte qe te luaje ne nje kampionat me te forte dhe Gjermania shihet si pista e pare per te, ne merkaton e radhes. Pas kalimit ne Austri, Hamdi Salihi i ka refuzuar ofertat qe i kane ardhur nga vendet e lindjes, edhe pse kushtet financiare kane qene me te mire.