Rrihte nënën dhe të birin, pranga 47-vjeçarit

Një 47-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranes pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë sistematike ndaj familjarëve të tij.
Sipas policisë, i ndaluari është Luan Hoxha, 47 vjeç, nga Tirana, i cili është vënë nën pranga pas denoncimit që është bërë nga nëna dhe i biri i tij.
Nga dëshmitë e marra, mësohet se ai i kërcënonte familjarët rregullisht dhe ushtronte dhunë fizike e psikologjike ndaj tyre për motive të dobëta.
Policia njofton se për nënën dhe për të birin e tij, është dhënë edhe një urdhër mbrojtjeje nga ana e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Tiranës./Indeksonline/