E Diel, 1 Nëntor 2026

Pedagogët sërish në protestë, Kreu i Sindikatës: Mbështetje studentëve në revoltën e tyre kundër qeverisë! Do t’u bashkohemi te Parlamenti

Pedagogët kanë nisur të mblidhen këtë të enjte përpara Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik të Tiranës, në mbështetje të studentëve, të cilët janë ngritur në protesta kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

kovaci studentet

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi deklaroi se pedagogët do të vijojnë të mbështesin studentët në protestën e tyre, duke kundërshtuar dhunën e policisë ndaj tyre.

“Do të jemi në ndihmë të studentëve të protestës së tyre. Kemi thënë se jemi kundër dhunës së policisë ndaj studentëve dhe dhuna nuk ofron zgjidhje”, u shpreh ai.

Kovaçi bëri thirrje që të gjithë ata që kanë mundësi t’u bashkohen studentëve në protestën e zhvilluar pranë Parlamentit, në shenjë mbështetjeje për kërkesat e tyre.

Ai konfirmoi gjithashtu se pedagogët do të mblidhen sërish ditën e nesërme, në orën 10:00, për të vijuar qëndrimin e tyre në mbështetje të studentëve.

“Meqë jemi në kushtet kur ka një protestë te Parlamenti, të gjithë të mundshmit të marrin pjesë atje në ndihmë të studentëve dhe ndërkohë nesër do të jemi prapë këtu në 10:00”, deklaroi kreu i Sindikatës së Pedagogëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›