E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pedro, i domosdoshmi i Barcelonës

Emri i Pedro Rodriguezit nuk përmendet shpesh por sulmuesi i Barcelonës është një prej futbollistëve më të rregullt në formacionin bazë të Tito Vilanovës.

Ai është paraqitur në çdo ndeshje deri më tani gjatë këtij sezoni dhe është futbollisti i katërt me minutazhin më të madh në skuadër: 950 minuta.

Pedro gjendet prapa portierit Victor Valdes – i cili ka zhvilluar të gjithë 1170 minutat, Leo Messit i cili mungoi në vetëm 60 minutat e parë kundër Getafes (1112 minuta) dhe Sergio Busquetsit, i cili ka zhvilluar 963 minuta këtë sezon, pa llogaritur ndeshjen e sotme kundër Rayo Vallecanos.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›