Casillas kandidat i fortë për “Topin e Artë”

Mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez mendon se “gardiani” i Spanjës dhe Real Madridit, Iker Casillas mund ta fitojë “Topin e Artë”.
Sipas mesfushorit spanjoll, portieri i “Los Blancos” është lojtar i sjellshëm dhe mjaft kualitativ.
“Casillas është lojtar shumë i sjellshëm. Ai është kandidat i fortë për “Topin e Artë”. Nuk ka dyshime për kualitetet e tij”, ka thënë Xavi.
Ndërkaq, Lionel Messi (Barcelonë), Cristiano Ronaldo (Real Madrid), janë dy kandidatët kryesorë në garën për çmimin e lojtarit të vitit. Fituesi i “Topit të Artë” do të bëhet i ditur me 7 janar.