E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo, një gol larg rekordit të ri

Cristiano Ronaldo me golat e tij pothuajse të rregullt do të hyjë në ndeshjen kundër Mallorcës të dielën me mundësinë për tu bërë realizatori i shtatë më i mirë në histori të gjigantit madrilen.

Nëse shënon në Mallorca, ai do të barazohet me dy legjendat e klubit, Pirri dhe Emilio Butragueno, të cilët realizuan secili nga 123 gola. Ronaldos i nevojitet një gol për tu barazuar me dy legjendat e Realit, që nënkupton se është vetëm çështje kohe para se të thyejë një tjetër rekord. Pirri realizoi 123 herë në 417 ndeshje të ligës, edhe pse ishte mesfushor organizator.

“Ronaldo është golashënues natyral dhe sulmues me kualitete të përgjithshme. Ai mund të shënojë me kokë ose me të dyja këmbët. Ai po ashtu është shumë i fuqishëm. I ka të gjitha dhe ka dëshmuar se është futbollist i madh”, deklaroi Pirri për Ronaldon. Edhe Butragueno ndan pozitën e shtatë me Pirrin me 123 gola në 314 ndeshje.

“Ronaldo gjithmonë jep 100 përqind nga vetja. Si ish sulmues e admiroj atë. Bilanci i shënimeve të tij është i jashtëzakonshëm”, deklaroi Butragueno. Objektivi i radhës për Ronaldon do të jetë Ferenc Puskas i cili është i gjashti në listë me 128 gola në 428 ndeshje.

Raul Gonzales kryeson me 228 gola, i përcjell nga Alfredo di Stefano (216), Santillana (186) dhe Hugo Sanchez (164).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›