E Diel, 1 Nëntor 2026

Garat “Rally”. Vdes spektatorja, u godit nga një makinë

ARGJENTINE- Një spektatore ka vdekur gjatë garave të makinave Rally që zhvillohen në Argjentinë. Një grua që shihte garën ka vdekur pasi një makinë doli nga rruga dhe goditi atë dhe disa fansa të tjerë. Sonia Natalia Gallardo ka vdekur në spital në Argjentinë, sipas organizatorëve të këtyre garave. Disa fansa të tjerë po kurohen në spital, pasi kanë pësuar plagë të lehta, por asnjë nuk është në rrezik për jetën. Incidenti u shkaktua nga gjermani Mirko Shultis dhe partneri i tij cek Ulrih Leardi, që garonin me makinën e tyre në këtë garë nga Buenos Ajres në Kordoba. Shultis dhe Leardi po udhëtonin me makinën e tyre Uarrior Desert 4x4. Një fotoreporter argjentinas mundi të fotografonte momentin e aksidentit të rëndë. Makina ka fluturuar në një zonë ku ishin vendosur gjithë spektatorët. Megjithatë sipas dëshmitarëve nevojiten masa më të forta sigurie gjatë garave, që makinat edhe kur aksidentohen të mos lëndojnë spektatorët.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›