Ministria e Arsimit: Shkolla fillon në 5 janar
TIRANE- Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton sot se mësimi për sitemin 9-vjecar atë të mesëm dhe universitar do të nisë më datë 5 janar. Në këtë urdhër bëjnë përjashtim studentet e universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër si dhe nxenësit e shkollave profesionale në këtë qytet. Në bazë të urdhërit të qeverisë godinat ku sistemohen këta nxënës do të shërbejnë për strehimin e familjeve të përmbytura nga reshjet në Shkodër, duke shtyrë në këtë mënyrë fillimin e mësimit për studentët e Shkodrës më datë 15 janar. Ministria ka bërë thirrje edhe njëherë që mësimi do të vijojë nomralisht në shkollat e tjera të vendit, në datën kur dhe ishte planifikuar pra më 5 janar, ditën e martë.(m.a/News24/BalkanWeb)