E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peje, tre mjeke arrestohen per abuzime

Arrestohen tre mjeke te Spitalit te Pejes per shperdorim te detyres zyrtare. Policia rajonale e Pejes, ne konferencen e djeshme per shtyp, ka njoftuar se per shkak te keqperdorimit te detyres zyrtare, jane arrestuar tre mjeke te spitalit rajonal. Te arrestuarit jane dr. Shemsedin Muhaxheri, Shef i Repartit te diagnostikimit, dr. Naim Loxha, shef i Repartit te kirurgjise dhe kirurgu Gezim Devolli. Sherbimi Policor nuk dha detaje mbi shkaqet qe cuan ne aksionin per arrestimin e dy drejtuesve te spitalit dhe mjekut kirurg. Ndersa burime hetimore evidentuan faktin se gjithcka erdhi pas denoncimeve nga disa qytetare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›