Shtete te tjera zyrtarizojne njohjen
Disa shtete te tjera jane angazhuar dje per njohjen e Kosoves. Keshtu Burkina Faso deklaroi dje permes qeverise se saj se e njeh ekzistimin e shtetit te ri sovran, ne pajtim me te drejten nderkombetare. "Burkina Faso eshte e gatshme te vendose marredhenie miqesore dhe bashkepunim me shtetin e ri sovran", thuhet ne komunikaten e qeverise ne kryeqytetin, Uagadugu. Po dje, zyrtarisht Kostarika ka kerkuar vendosjen e marredhenieve diplomatike me Kosoven. Edhe Estonia, vendosi dje marredhenie diplomatike me Kosoven. Ndersa pardje Kosoven e njohu edhe Republika Nauru, nje shtet ujdhese ne Oqeanin Paqesor.