Norvegjia, mbeshtesje per integrimin
Norvegjia eshte e percaktuar per bashkepunim me institucionet e Kosoves dhe do t'i mbeshtese aspiratat euro-atlantike te Kosoves, ka deklaruar zevendesministrja e Jashtme, Elisabet Valas. Pas takimit me Presidentin Fatmir Sejdiu dhe dorezimin e notes per njohjen zyrtare te Kosoves, Valas tha se Norvegjia eshte vecanerisht e interesuar per bashkepunim me Kosoven ne planin ekonomik. "Ne jemi te interesuar per vazhdimin e bashkepunimit te ngushte me udheheqesit e Kosoves per arritjen e nje zhvillimi ekonomik dhe social ne baze te kushtetutes se vendit. Ne do ta mbeshtesim percaktimin per afrimin me strukturat euroatlantike", tha Valas.