Pele: Kaka është më i mirë se Ronaldo
Legjenda braziliane e futbollit, Pele, thotë se Kaka është lojtar më i mirë se Cristiano Ronaldo për shkak të besnikërisë që ka ndaj Milanit. "Cristiano Ronaldo është një lojtar i jashtëzakonshëm, i cili ma përkujton George Best. Te Manchesteri mua më pëlqen edhe Rooney. Mirëpo para tyre unë preferoj Kakan". "Real Madridi qe disa vite është munduar ta transferojë atë, mirëpo ai ka dashur t'i mbetet besnik Milanit dhe këtë e vlerësoj shumë. Pse të largohesh nga një skuadër, e cila të trajton mirë dhe me të cilën mund të fitosh shumë trofe?". "Këto ditë nuk ka shumë lojtarë si Kaka. Nuk më pëlqen t'i shoh lojtarët duke i ndërruar vazhdimisht skuadrat dhe duke puthur fanella të ndryshme. Tifozët nuk e dinë se kë ta mbështesin, lojtarin ose klubin", ka thënë Pele.