Pele kritikon futbollin modern Duan vetem milionat

70 vitet mbi shpatullat e tij nuk e pengojnë të kritikojë futbollin modern, ose më saktë lojtarët që në krahasim me kohën kur ai luante tani janë të mbuluar me para. Legjenda e gjallë e futbollit, Edson Arantes do Nascimento, ose sic njihet nga të gjithë Pele, ka bërë të ditur se në kohën e sotme lojtarët nuk e duan futbollin por vetëm paratë që fitojnë prej tij.
“Ata nuk e duan lojën, ata janë të dashuruar me paratë. Ata mendojnë të luajnë vetëm te skuadra të mëdha si Real Madrid, Barcelona, Santos apo Manchester United. Një ditë sheh teksa prezantohen me fanellën e Manchesterit, ndërsa nesër ata shkojnë te Reali dhe thonë e dua Realin e Madridit. Në cdo skuadër që shkojnë puthin stemën e saj. Mendoj se kjo është e rrezikshme për futbollin”, ka thënë Pele, i cili në rolin e presidentit të nderit të skuadrës amerikane të futbollit New York Cosmos ka folur në një konferencë për shtyp të mbajtur në Hong Kong.
Tre herë fituesi i Kupës së Botës me Brazilin ka folur edhe për vendimin e Ronaldos për t’u larguar nga futbolli. Sipas Pele, sulmuesi i cili shpesh herë është krahasuar me të duhet të ishte tërhequr më parë nga sporti. Pele është shpallur si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, ndërsa në karrierënb e tij numëron më shumë se 1200 gola të shënuar.
Nertan Prifti