E Diel, 1 Nëntor 2026

Termet ne Japoni. Lekundjet shkaktojne cunami

Të paktën 26 të vdekur  dhjetra të humbur e  shumë të  plagosur është bilanci i viktimave të tërmetit  8.9 ballë që  goditi Japoninë e që provokoi valë cunami të cilat po përhapen në mbarë Paqësorin. Brigjet japoneze kanë rënë pre e të paktën dy dallgëve të fuqishme cunami pas tërmetit që tronditi vendin në mesditë. Autoritetet paralajmërojnë për mure uji në 10 metra lartësi e për dallgë te tilla si ajo që ka godituir tashmë Sendain në prefekturën e Miagit, një ndër zonat më të goditura. (Updated)

Qeveria ka lëshuar dhe alarmin bërthamor për shkak të rrjedhjeve të mundshme radio-aktive apo avarive në sistemin e ftohjes, pasi disa uzina bërthamore janë përfshirë nga flakët ndërsa përballet me sfidën për të organizuar skuadra ndihme në mbarë vendin. 

Flakë që arrijnë në qiell janë përhapur në një rafineri në Ichihara në Tokio, por dhe në centralin bërthamor të Onagawa e dhjetëra zona të banuara. Dhjetra mijëra janë  personat e evakuuar ndërsa pamjet e transmetuara flasin për një katastrofë me përmasa apokaliptike.

Përvec Japonisë alarmi anticunami është përhapur dhe në Rusi, Kinë, Taiwan, Indonezi, Filipine, Australi, Zelandë e Re, Hawaii dhe Amerikën e Jugut.

Kryqi i Kuq në Gjenevë thotë se valët gjigande tejklalojnë  nivelin e disa ishujve në paqësor që rrezikojnë të fshihen nga faqja e dheut. Ministra e Mbrojtjes ka dhënë urdhër për ngritjen e 8 avionëve luftarakë për të përcaktuar shkallën e tragjedisë e dhjetara njësi të marinës bregdetare janë orientuar drejt Miyagi ku guvernatori bën thirrje për  dërhyrjen urgjente të forcave nga toka.

Drejt Japonisë janë nisur dhe 30 skuadra shpëtimi ndërkombëtare, bën të ditur agjencia e Kombeve të Bashkuara me bazë në Gjenevë.

Azhornuar së fundi ( e premte , 11 mars 2011 )

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›