E Martë, 3 Nëntor 2026

Qyteti i ditës dhe natës, në Sarandë jo vetëm për plazh, edhe për jetën e diskotekave

Saranda është një nga qytetet më të bukura dhe më të vizituara të Shqipërisë. Me plazhet e mira për pushime e një jetë të gjallë të natës.

Përveç bukurive natyrore, ky qytet karakterizohet për ‘jetën 24 orëshe’.

Uji i pastër e plazhet e mrekullueshme kanë tërhequr shumë turistë, por jeta në këtë qytet nuk përfundon kur perëndon dielli.

Sheshi i Sarandës është i tejmbushur me njerëz, baret e restorantet të mbushura, madje është problem për të gjetur edhe një vend të lirë dhe po e njëjta situatë edhe në clubet që ofrojnë muzikë të lartë e kërcim.

“Unë jam nga Anglia dhe vij për herë të parë këtu. Më pëlqen shumë jeta e natës këtu, kemi dalë çdo natë. Do tua rekomandoj miqve të mi”, tha një turist.

“Saranda është një vend shumë i bukur për plazhet. Ka shumë njerëz dhe qendra është e bukur. Edhe jeta e natës më pëlqen shumë, frekuentoj shumë diskotekat që këtu janë fantastike”, u shpreh një tjetër.

“Jeta e natës në Sarandë është mjaft e pasur, ka vende për të gjitha moshat”, tha një pushues.

“Jeta e natës këtu është shumë e bukur, por do të doja që diskotekat mos të mbylleshin aq shpejt”, tha një tjetër.

Në sheshet e restorantet, duket se dëgjoni vetëm gjuhë të huaja. Turistët e huaj kanë vërshuar në qytet, kurse vendasit thonë se nga turizmi janë të ardhurat kryesore.

Gazetar: V. Shumeli

/rtsh/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›