Pelegrinazhi i Tomorrit. Mijera vete ne ritualin e pervitshem

Besimtarët bektashinj kanë nisur ritin e pelegrinazhit në malin e Tomorit në Skrapar. Për pesë ditë me radhë, mijra pelegrinë, jo vetëm nga Shqipëria, do të marshojnë drejt këtij mali. Që nga fundjava që kaloi në Teqenë e Kulmakut kanë mbërritur pelegrinët e parë, ndërsa deri më datë 23 gusht numri i tyre pritet të arrijë kulmin.
“Këtu çdo vit vijnë deri në 150 mijë vetë, arrijnë të therren deri në 10 mijë kurban në vit. Kjo festë është një festë shumë e madhe, ndoshta më e madhja nga të gjitha festat fetare që bëhen këtu”- tha Zalo Qato, sekretari teqes Kulmak.
Për të siguruar ditët e festës të qeta, Drejtoria e Policisë së qarkut Berat, ka marë masa të shumta duke angazhuar 200 trupra të uniformave blu. Pavarësisht kënaqësisë për këto ditë feste të gjithë qytetarët që udhëtojnë drejt Tomorrit, vazhdojnë të përballen me aksin rrugor tejet të amortizuar Çorovodë- Kulmak.
Këto ditë gushti cilësohen ditë feste për besimtarët bektashinj dhe Mali i Tomorrit simbolizon për ta një vend të shenjtë. Pas riteve në Teqenë e Kulmakut, besimtarët të shpërnadër në çadra të shumta bëjnë kurban një qengj për të kërkuar mirësi. Këtë herë besimtarët do të përkujtojnë edhe ish- kreun e kryegjyshatës botëre Baba Reshat Bardhin.