Mata te Chelsea spanjolli firmos per 30 mln euro

Chelsea ka bërë një tjetër goditje në merkato, duke blerë nga Valencia sulmuesin spanjoll Juan Manuel Mata. Lajmi është konfirmuar nga klubi i Primirea Division, që ka pranuar ofertën e skuadrës angleze. "Valencia ka arritur një marrëveshje me Chelsea për tranferimin e futbollistit Juan manuel mata. Tani lopjtari është i lirë për t’iu nënshtruar testeve mjeksore dhe për të njënshkruar kontratën e tij të re”, lexohet në njoftimin për shtyp të Valencias.
Të dy klubet nuk kanë dhënë detaje financiare sa i përket këti operacioni në merkato, por sipas mediave spanjolle, Chelsea ka paguar 30 milionë euro për të patur shërbimin e sulmuesit 23-vjeçar. Mata është cilësuar si një nga futbollistët më të talentuar spanjoll të viteve të fundit, ndërsa spikati kur luajti për herë të parë me Valencian në sezonin 2008. Që nga ajo kohë, lojtari ka qenë objekt i merkatos për shumë skuadra të mëdha të Europës, por vetëm pas 3 vjetësh në kampionatin spanjoll ai do të nisë një aventurë të re në Premier Ligë.
Juan Manuel Mata është blerja e dytë brenda një jave për Chelsea, që pak ditë më parë zyrtarizoi sulmuesin belg Romelu Lukaku. Me këto tranferimi Chelsea kërkon të rikthehet fitues në kampionatin anglez dhe në Ligën e Kampioneve, ndërsa në këtë sezon trajneri Andres Villas Boas pretendon të rinovojë skuadrën, duke u mbështetur te lojtarët e rinj në moshë.
Nertan Prifti