E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thirre Homerin!

Të shtunën mbrëma, në hapësirën manipuluese “Tetris”, në Prishtinë, është përmbyllur projekti “Tri shfaqje, tri qytete, tre muaj”, me pjesën e fundit “Thirre Homerin”, të autores Michelle Ellswarth në regjinë e Anthony Barillas Nga Albana S. Muja më 22 gusht 2011 në ora 13:45

18,19 dhe 20 gusht ishin datat që u rezervuan për të përfunduar një projekt të veçantë, të regjisorit Anthony Barilla.

Është fjala për projektin “Tri shfaqje, tri qytete, tre muaj”, i cili bashkoi tri autore, tri histori të ndryshme, në një projekt që u dha nëpër tri qytete të Kosovës.

Çdo muaj nga një histori e re, herë me lojën e një aktoreje e herë me interpretimin e dy prej tyre.

Gojë më gojë” e autores Lindsay Kayser, ishte pjesa e parë që e nisi projekti, “Gurë dhe fijet”, e dramaturges Christa Faster, ishte pjesa e dytë, derisa pjesa e tretë dhe e fundit “Thirre Homerin”, e Michelle Ellswarth u dha të shtunën në Hapësirën manipuluese “Tetrit”, shfaqje kjo e cila mblodhi shikues kureshtar për të njohur më shumë këtë lloj arti skenik, ndërsa prapa në dy ditët e më hershme ka mbetur performimimi e po të njëjtës pjesë në dy qytete tjera, në Mitrovicë dhe në Podujevë.

Regjisori i kësaj pjese skenike pati thënë për Express ditë më parë, se ky lloj i shfaqjes është disi më i veçantë, është një lexim skenik, jo i parë në Kosovë, i cili bëhet para një mase të caktuar njerëzish.

“Ideja e kësaj pjese teatrale së pari ishte të bëjë një tekst të ri në gjuhën shqipe. Ndërkaq, të gjitha këto pjesë të vogla kanë qenë të shkruara nga dramaturge amerikane, të cilat janë bërë enkas për Kosovë, janë të shkruara pikërisht për këtë formë të shfaqjes”, tha Barilla.
Barilla, ndihej mirë që për të realizuar sa më mirë projektin e tij, ka takuar dy aktore të mrekullueshme.

Lojën e pjesës së fundit “ Thirre Homerin” e kanë bërë aktoret Çamëri Ceraja dhe Teuta Bajrami.

Sipas Cerajës, kjo formë e performimit ka qenë një lloj eksperimenti.

“E kam pasur një dozë të frikës, se si do të pritem nga publiku, mirëpo në tri qytetet nga pjesëmarrësit kemi pasur shumë lëvdata, ndonëse edhe vet gjatë interpretimit e kam ndjerë që ishte mirë”, tha ajo.

Ceraja pohoi më tutje se interesimi për të parë këtë lloj të shfaqjes, ka qenë më i madh në Podujevë, kjo si pasojë e organizimit të mirë, e që mblodhi shikues të moshave dhe të profesioneve të ndryshme: “njerëz te cilët e kanë përjetuar lojën tonë. Edhe me publikun jemi ndjerë shumë të afërt”, tha ajo.

Për Cerajën, loja e një formati të tillë ka qenë përvojë shumë e mirë dhe e veçantë, sipas saj, më e veçanta ishte kur pret që nuk do të kesh emocione gjatë interpretimit dhe të ndodh e kundërta.

Ajo gjithashtu ka shtuar që të pranishmit në shfaqje kanë pohuar që, iu ka mbetur dëshira e madhe për të parë projektin në tersi, duke e përjetuar mirë pjesën e fundit: “Thirre Homerin”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›