Pelegrinazhi në Mekë, 48 viktima nga përmbytjet
Të paktën 48 persona është bilanci provizor i të vdekurve që janë regjistruar në Arabinë Saudite si pasojë e përmbytjeve nga reshjet që kanë përfshirë vendin në kohën që po zhvillohet pelegrinazhi i Haxhit në Mekë. Këtë vit, rituali i përvitshëm në Mekë ka tërhequr më shumë se dy milionë pelegrinë myslimanë nga e gjithë bota, ndërsa presin të festojnë festën e Kurban Bajramit. Të veshur me të bardha, një ngjyrë që simbolizon pastërtinë dhe zhduk diferencat ndërmjet shtresave të ndryshme kulturore, përkatëisve fetare, e në çdo drejtim tjetër, besimtarët janë ngjitur në malin Arafat ose në Malin Rahma, malin e mëshirës, ku profeti Muhamed dha predikimin e lamtumirës 14 shekuj më parë. Pelegrinazhi i Haxhit , i ndërmarë filllimisht nga profeti Muhamed 14 shekuj më parë, është një nga pesë shtyllat e besimit islam. Është një obligim për secilin mysliman që ka mundësi fizike dhe financiare për ta përballuar atë.
Për të gjithë besimtarët myslimane jo vetëm në Arabi, por në të gjithë botën, presidenti amerikan Barack Obama u ka dërguar një mesazh urimi. "Riti i pelegrinazhit i Eid Al Adha na kujton prejardhjen e përbashkët nga Abrahami të feve më të mëdha të botës", është shprehur shefi i Shtëpisë së Bardhë. Obama ka theksuar më pas së këtë vit, Departamenti amerikan i Shëndetësisë ka bërë një marrëveshje me homologët sauditë për të parandaluar dhe kufizuar përhapjen e gripit të derrit gjatë pelegrinazhit.