Nipi i Geringut u vra në Pezë/ Oficeri gjerman, nipi i bashkëpunëtorit të Hitlerit
Se sa gjermanë janë vrarë dhe janë zënë rob në kohën e Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri kjo shifër është e paqartë. Por pas 65 vjetësh për diçka jemi të sigurt, nipi i Herman Gering numrit 2 të ushtrisë naziste , një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Hitlerit të cilin vetë ai e projektoi si pasardhësin e vet, si dhe komandant i forcave ajrore të Rajhut është vrarë nga forcat partizane. Ai quhej Fon Essen dhe ishte një oficer i ri në radhët e ushtrisë naziste, por që mbeti i vrarë në luftën e Pezës. Kjo është bërë e ditur në ekspozitën e armëve të luftës në ambjentet e Muzeut Kombëtar ku në njërën nga stendat u ekspozua automatiku dhe doreza goditëse metalike të cilat janë marrë si dëshmi nga partizanët shqiptar.
Të pranishëm në ekspozitë kanë qënë vizitorë si dhe veteranë të luftës që iu dha mundësia të rikujtonin edhe njëherë çaste nga lufta që solli dhe çlirimin e vendit në vitin 1944. Ekspozita solli një larmi të armëve të asaj kohë ku binin në sy revolverët me mulli, pistoleta, bereta, mitroloza, granata dore si dhe mjete komunikimi të kohës .