SHBA, festohet Dita e Falenderimeve
Familja presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka kaluar disa orë të këndshme të mërkurën, duke ushqyer e duke ndihmuar fëmijë dhe disa familje në Uashington DC, një ditë para ditës së falenderimeve, një festë mjaft popullore për amerikanët. Presidenti Obama - së bashku me zonjën e parë Michelle, dy vajzat e tij Sashën dhe Malian, dhe gjyshen Marian Robinson, kanë ndihmuar në paketimin e produkteve ushqimore në njërën prej marketeve ushqimore që ndodhen pranë Shtëpisë së Bardhë, vetëm pak kilometra larg. Ata kanë dhuruar produkte të ndryshme për familjet më në nevojë. Presidenti Obama u ka shtrënguar dorën amerikanëve ndërsa u mbushte qeset me ushqime me rastin e festës. Familja u angazhua maksimalisht për të shpërndanë ushqim të konservuar, bukë, embëlsira, ndërsa Michelle Obama u ka dhuruar atyre perime të freskëta.
Përzemërsisht Obama është përshëndetur me banorët e Uashingtonit, u ka uruar atyre ditën e falenderimeve madje i ka pyetur dhe se si janë.
Përzemërsisht Obama është përshëndetur me banorët e Uashingtonit, u ka uruar atyre ditën e falenderimeve madje i ka pyetur dhe se si janë.