Pelegrinazhi në Tomorr, aksident me 1 të vdekur e 4 të plagosur
Një makinë ka dalë nga rruga duke rënë në greminë dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i saj si dhe jane plagosur 4 pasagjerë mes tyre dy fëmijë.
Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Polican-Novaj, kur personat e aksidentuar po ktheheshin nga pelegrinazhi ne Malin e Tomorrit.
Ne makinën tip benz, udhetonin 5 persona. Mësohet se viktima është drejtuesi i automjetit, Stilian Kosova ndërsa 4 të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.
Pelegrinazhi i nisur 19 gusht në malin e shenjtë të bektashianëve ka shënuar dje kulimin, me ritet tradicionale të kësaj feste që u drejtuan nga kryetari i Kryegjyshatës Botërore, Baba Reshat Bardhi. Mijëra pelegrinë janë lutur dje në Teqen e Kulmakut dhe kanë bërë kurban për mirësi e shëndet, ndërkohë që Festa e "Ditëve të Tomorrit" do të vazhdojë deri më 25 gusht, me largimin e pelegrinëve të fundit.