E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pelegrinët myslimanë i kthehen Jerusalemit

Për shekuj me radhë, pelegrinët myslimanë kanë vizituar Jerusalemin, gjatë udhëtimeve drejtë qyteteve të shenjta të Mekës dhe Medines, tani në Arabinë Saudite. Shumë myslimanë besojnë se vizita në Jerusalem thellon domethënien e pelegrinazheve të tyre. Por ky shteg i pelegrinazhit u ndërpre, pasi që Izraeli pushtoi pjesën lindore të Jerusalemit, në luftën e vitit 1967. Në Jerusalem gjenden si Al Aqsa, ashtu edhe Tempulli i Malit, objekti më i shenjtë hebraik. Si rezultat, shumë myslimanë besojnë se vizita në xhami do të ishte pranim i pretendimeve të Izraelit se kjo pjesë është territor izraelit.

Pasi që për dekada të tëra ju shmangën shtegut antik të pelegrinazhit, myslimanët po e vizitojnë Jerusalemin, për t’u lutur në objektin e tretë më të shenjtë të islamit, në xhaminë Al Aqsa.

Duke e bërë këtë, ata vetën po e gjejnë në mesin e mosmarrëveshjeve mes disa klerikëve udhëheqës myslimanë, të cilët e kundërshtojnë këtë pelegrinazh dhe autoriteteve palestineze, të cilët i trimërojnë besimtarët që ta bëjnë këtë, si dëshmi e kredencialeve myslimane të qytetit.

Palestinezët theksojnë se vizitorët e vetëm arabë kanë qenë zyrtarët nga shtetet arabe, të cilat kanë marrëveshje paqësore me Izraelin. Vizitat e fundit në këtë qytet të një kleriku egjiptian dhe të një princi jordanez nxitën rrëmujë në shtetet e tyre.

Pjesa më e madhe e pelegrinëve janë nga shtetet jo-arabe, si Afrika e Jugut, Malajzia dhe India, ku ndjenjat kundër vizitave në rajonet e kontrolluara nga Izraeli nuk janë gjithaq të fuqishme.

“Jerusalemi është një vend i mrekullueshëm”, thotë Ali Akbar 51 vjeç, një mysliman shiitë, i cili së fundi vizitoi qytetin së bashku me 40 pelegrinë nga qyteti i Mumbait në Indi.

“Të gjithë myslimanët duhet të bëjnë përpjekje për të shkuar në Jerusalem dhe për t’u lutur, për të kërkuar bekimin e Allahut”, theksoi Akbar.

Pelegrinët myslimanë filluan të vizitojnë sërish qytetin kah fillimi i vitit 2008, kur dhuna mes Izraelit dhe palestinezëve u zbeh.

Përderisa vendlindja e Islamit është Gadishulli i Arabisë, Jerusalemi lidhet në mënyrë intime me fillet e Islamit. Ndjekësit fillestarë të Profetit Muhammed fillimisht janë lutur të kthyer kah Al Aqsa dhe vetëm më vonë filluan të drejtohen kah lindja, pra kah Meka.

Për shekuj me radhë, pelegrinët myslimanë kanë vizituar Jerusalemin, gjatë udhëtimeve drejtë qyteteve të shenjta të Mekës dhe Medines, tani në Arabinë Saudite. Shumë myslimanë besojnë se vizita në Jerusalem thellon domethënien e pelegrinazheve të tyre.

Por ky shteg i pelegrinazhit u ndërpre, pasi që Izraeli pushtoi pjesën lindore të Jerusalemit,l në luftën e vitit 1967. Në Jerusalem gjenden si Al Aqsa, ashtu edhe Tempulli i Malit, objekti më i shenjtë hebraik.

Si rezultat, shumë myslimanë besojnë se vizita në xhami do të ishte pranim i pretendimeve të Izraelit se kjo pjesë është territor izraelit.

Këto ndjenja janë zbutur paksa së fundit dhe vlerësohet se mbi 2 mijë persona kanë vizituar Jerusalemin gjatë vitit të kaluar. Është kjo një përqindje tejet e ulët në mesin e rreth 3 milionë vizitorëve, kryesisht hebrenj dhe të krishterë, të cilët e vizitojnë Jerusalemin për çdo vit-por megjithatë është në kontrast të madh me mungesën totale të pelegrinëve myslimanë në këtë qytet për dekada me radhë.

Në shkurt, presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, kërkoi nga myslimanët që të vizitojnë Jerusalemin. Abbas theksoi se kjo do të nënvizonte rëndësinë e këtij qyteti për botën myslimane dhe do të forconte pretendimet e palestinezëve për pjesën lindore të qytetit, të cilën e kërkojnë si kryeqytet të tyre.

Duke ju përgjigjur kësaj thirrje, një nga klerikët udhëheqës në Egjipt, Ali Goma, shkoi në Al Qasa për t’u lutur, duke theksuar se vizita e tij e shkurtë ishte një shenjë e solidaritetit me palestinezët. Goma në Jerusalem shkoi së bashku me princin jordanez,

Por udhëheqësit tjerë myslimanë thirrjen e Abbasit e cilësuan si një shkelje të ndalesës që myslimanët të udhëtojnë në Jerusalem, përderisa qyteti të jetë nën kontrollin e Izraelit.

“Vizita në shtetin e armikut sionist është e ndaluar për jo-palestinezët”, deklaroi kleriku mysliman me ndikim, Yousef Al Karadavi. Ai theksoi se Jerusalemi ka nevojë për luftëtarë, e jo për turistë. “Myslimanët urdhërohen që të çlirojnë Jerusalemin dhe ta shpëtojnë nga duart e izraelitëve”, shtoi ai.

Pushtetarët e Hamasit në Gazë dhe partitë islamike në Jordani dhe Egjipt që të gjithë dënuan vizitën e Gomas dhe të zyrtarit jordanez në Jerusalem.

Zëdhënësi i qeverisë izraelite, Mark Regev, theksoi se të gjithë vizitorët janë të mirëseardhur. “Qyteti është i hapur për pelegrinët e të gjitha feve”, tha ai.

Megjithatë, besimtarët myslimanë nga shtetet tjera janë një risi në Jerusalem dhe rojtaret, të cilët kujdesen për sigurinë në kompleksin Al Aqsa, kanë vështirësi që t’i identifikojnë ata.

Një vizitor i tillë së fundi ishte një mashkull me moshë mesatare, i veshur si perëndimor, me pasaportë uzbeke dhe i cili theksoi se është mysliman. Ai fliste rusisht-jo arabisht apo anglisht-dhe nuk ishte në gjendje që të lexonte citatet e Kuranit, metodë kjo të cilën rojtarët zakonisht e përdorin, për të zbuluar besimin e një vizitori.

Tre rojtarë diskutonin mes vete se çfarë duhej bërë, përderisa ai po qëndronte pranë tyre. Më pas, njëri prej tyre bëri një pyetje për islamin dhe e përktheu në gjuhën ruse, duke shfrytëzuar smart-fonin e tij. Vizitori u përgjigj saktë. Rojtarët ja rrahën shpinën. “Mirë se erdhe”, i tha më pas njëri prej tyre.(AP)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›