Pelegrini i pangopur, dua edhe 3 përforcime te Reali
Trajneri i “galaktikëve” kërkon të ketë më shumë alternativa për repartin e mesfushës, pasi sulmin e konsideron të kompletuar me blerjet e Kakasë, Ronaldos dhe Benzemasë. “Sulmi është ok, por ne kemi mungesë për dy mesfushorë dhe një anësor. Dëshiroj që ekipi të kompletohet sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaron Pelegrini.
Tekniku kilen i Realit ka habitur me deklaratën e tij se në plane ka edhe mesfushorin holandez Uesli Shnajder.
“Uesli është një lojtar i shkëlqyer dhe i nevojshëm për ekipin tonë. Unë preferoj ta mbajmë, por largimet varen edhe nga blerjet”, përfundon tekniku i madrilenëve.