E Shtunë, 31 Tetor 2026

Situata në Mitrovicë e qetë

 Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Mitrovicës, Ylber Durmishi, theksoi se kësaj gjendjeje të qetë përveç qytetarëve, i ka kontribuuar edhe organizimi i mirë dhe puna efektive e strukturave të sigurisë, si Policisë së Kosovës, Policisë së EULEX-it dhe KFOR-it.

Komandanti i stacionit jugor të policisë, kap. Bashkim Spahiu, theksoi se situata është normale dhe pa probleme. Po ashtu edhe përfaqësuesit e KFOR-it që ishin të pranishëm në takim, gjendjen e vlerësuan si shumë të qetë, ndërsa theksun se në veri procesi i rindërtimit po shkon mirë dhe pa incidente.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›