E Diel, 1 Nëntor 2026

Peleshi: Bashkëpunimi shqiptaro-grek, thelbësor për stabilitetin rajonal dhe perspektivën europiane të Ballkanit

TIRANË, 12 tetor/ATSH/ Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi vlerësoi sot se bashkëpunimi shqiptaro-grek mbetet thelbësor për stabilitetin rajonal, zhvillimin ekonomik dhe perspektivën europiane të Ballkanit.

Peleshi iu adresua sot me një fjalë Forumit Strategjik të Bashkëpunimit Ballkanik që zhvilloi punimet sot në Tiranë, në fokus të së cilit ishte partneriteti mes dy vendeve, mbështetja e Greqisë për integrimin europian të Shqipërisë dhe mundësitë për të thelluar bashkëpunimin në ekonomi, energji, turizëm dhe teknologji.

Sipas Peleshit, dialogu, besimi i ndërsjellë dhe projektet konkrete janë kontribut për zhvillimin e rajonit, forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe afrimin e Ballkanit me Europën.

Në forum mbajtën një fjalë përshëndetëse edhe zëvendësministri i Brendshëm, përgjegjës për çështjet e Maqedonisë dhe Trakës, Konstatinos Gkioulekas, si dhe ministri i Brendshëm, Ervin Demo.

1 nga 12

/m.m/r.e/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›