Peleshi: Shqipëria dënon sulmin e Lëvizjes Houthi në Detin e Kuq

Peleshi: Shqipëria dënon sulmin e Lëvizjes Houthi në Detin e Kuq
“Shqipëria i bashkohet zërit të aleatëve, dënojmë me forcë sulmin e Lëvizjes Houthi ndaj anijeve ndërkombëtare në ujërat e Detit të Kuq!” deklarata është bërë në rrjetet sociale nga Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili ka marrë pjesë në takimin virtual të ministrave, shefave të mbrojtjes dhe përfaqësuesve të lartë të 43 vendeve të NATO-s dhe BE, nën drejtimin e Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA Lloyd J. Austin III.
“Këto sulme janë të papranueshme. Mbështesim lirinë e lundrimit në ujërat ndërkombëtare dhe denoncon çdo akt që kërcënon paqen dhe sigurinë globale”, thekson zoti Peleshi.
/ rtsh.al /