E Martë, 3 Nëntor 2026

Sekretari Blinken pret ambasadorin Bushati

Sekretari amerikan i shtetit Antoni Blinken, priti në një takim ambasadorin e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ervin Bushati. 

Përmes një statusi në rrjetet sociale, zoti Bushati u shpreh se ishte një pritje familjare dhe shumë miqësore.

Partneriteti mes dy vendeve është më i fortë se kurrë, u shpreh Bushati.

“Krenar për mesazhin e Sekretarit të Shtetit, sipas të cilit “në një vit me sfida kaq të mëdha, miqësia e Shqipërisë ka qenë një mbështetje e vyer për USA. Roli i qeverisë dhe Kryeministrit Rama në përballimin e sfidave ndërkombëtare flet qartë për partneritetin e ngushtë mes dy vendeve tona”, shkruan ambasadori shqiptar.

Zoti Bushati në emër të kryeministrit Rama e ftoi Sekretarin e DASH Blinken për një vizitë në Shqipëri, që pritet të realizohet në vitin 2024.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›