Peleshi në Vilnius: Shqipëria e angazhuar për të shtuar shpenzimet për mbrojtjen

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i cili ndodhet në samitin e NATO-s në Vilnius, Lituani, shprehu gatishmërinë e Shqipërisë për të qenë në unison me aleatët e partnerët e Shqipërisë për vijimin e mbështetjes ndaj Ukrainës dhe rrugëtimit të saj drejt aleancës Trans-Atlantike.
Peleshi theksoi se janë marrë vendime kyçe në një moment kritik për sigurinë, dhe theksoi se Shqipëria është e angazhuar për të shtuar shpenzimet për mbrojtjen.
“Vilnius, Lituani- Me aleatët e partnerët tanë, të unifikuar në qëndrimin për të vijuar mbështetjen ndaj Ukrainës, për ta ndihmuar në rrugën e saj drejt NATO-s.
Vendime kyçe në një moment kritik për sigurinë tonë.
Shqipëria e angazhuar dhe vullnetplotë për të shtuar shpenzimet për mbrojtjen”, shkruan Peleshi në rrjetin social Facebook teksa ka publikuar dhe një galeri fotosh nga zhvillimet në samit.
/rtsh.al/