E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Peleshi në takimin e Grupit të Kontaktit për mbrojtjen e Ukrainës: Të vendosur ta mbështesim ushtarakisht

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi mori pjesë në takimin e gjashtë të Grupit të Kontaktit i thirrur nga Sekretari i Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-ve Lloyd Austin, ku u diskutua në lidhje me mbrojtjen e Ukrainës.

Në një postim në Facebook, Peleshi shkruan se në takim u shpreh vendosmëria për të mbështetur ushtarakisht Ukrainën në betejën e saj për mbrojtjen ndaj Rusisë.

Ministri i Mbrojtjes thekson se vendet aleate konfirmuan unitetin për të qenë përkrahë Ukrainës, për sa kohë do të jetë e nevojshme.

“Të vendosur të mbështesim ushtarakisht Ukrainën në betejën e saj për mbrojtjen ndaj agresionit rus. Nga takimi i gjashtë i Grupit të Kontaktit, të mbledhur në Bruksel,  ku konfirmuam unitetin e vendeve aleate dhe partnere për të qenë përkrah Ukrainës, për sa kohë të jetë e nevojshme”, shkruan Peleshi.

Takimi u mbajt në selinë e NATO-s në Bruksel, ku ishin të pranishëm përfaqësues të afro 50 vendeve aleate dhe partnere.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›