Greqia prona te paqena minoritareve
Ne nje reagim zyrtar te kesaj partie thuhet se ne Athine eshte ngritur nje zyre e posacme qe do te merret me ceshtjen e regjistrimit te pronave ne jug te cilat shteti helen i konsideron si prone te minoritetit. Por PDU-ja mendon se vete Greqia ne vitet 30 ka deklaruar se ne jug te vendit nuk ka pasur minoritare duke hedhur dyshime mbi kete regjistrim pronash. Partia per Drejtesi dhe Unitet po ndjek me vemendje zhvillimet rreth te ashtuquajtures zyre ne Athine per pronat e minoritareve ne bregdet. Lidhur me keto zhvillime ajo deshiron te beje me dije se nisur nga te dhenat zyrtare madje te konfirmuara dhe nga pala greke ne komunikimet e saj me Lidhjen e Kombeve ne vitet 30 ne Breg nuk ka minoritare. Ne vertetimin e origjines etnike te nje shtetasi nuk eshte percaktues momenti subjektiv deshira e tij ne nje moment te caktuar historik apo vetem nje moment i caktuar objektiv si gjuha e dyte e folur por nje teresi elementesh objektive te percaktuar nga Konventa Kuader e Minoriteteve e Keshillit te Europes miratuar nga Shqiperia por jo nga Greqia thuhet ne reagimin e PDU-se. Nga ana tjeter kjo parti kerkon qe Greqia te zgjidhe me pare problemet e pronave te shqiptareve sipas Konventes Europiane dhe Traktatit te Miqesise midis dy vendeve. Para se te ndermarre nje akt te tille Greqia duhet te heqe te gjithe pengesat ligjore dhe jo ligjore qe ndalojne shtetasit e Shqiperise te gezojne lirisht pronat e tyre ne territorin grek sipas nenit 15 te Traktatit te Miqesise midis dy vendeve apo protokollit te pare shtese te Konventes Europiane per Lirite dhe te Drejtat e Njeriut. Edhe qeveria shqiptare duhet te hedhe hapat e duhur ne ofrimin e asistences per qytetaret e vet ne respektimin e ketij neni sipas Traktatit te Miqesise. Ne kerkojme qe te funksionoje sa me pare komiteti midis dy vendeve per ceshtjen e pronave dhe pasurive shqiptare ne Greqi. Qeveria shqiptare dhe ajo greke duhet te respektojne parimin e reciprocitetit te afirmuar ne kete traktat thuhet ne reagim. Me tej PDU-ja kerkon nga OSBE-ja nese kjo organizate eshte perfshire ne kete projekt te ndihmoje komunitetin cam ne zgjidhjen e ceshtjes se tyre te pronesise me shtetin grek. Vetem pak dite me pare ne nje takim me simpatizantet e PBDNJ-se ne Sarande kreu i saj Vangjel Dule tha se eshte ne dijeni te nisjes nga puna te zyrave greke ne Athine per regjistrimin e pronave te minoritareve. Ai sqaroi se ky regjistrim eshte produkt i bashkepunimit te qeverise shqiptare me OSBE-ne. Sipas tij regjistrimi ne keto zyra ka nisur me insistimin e autoriteteve te pushtetit vendor te zones se minoritetit etnik grek. Regjistrimi
Nje kompani spanjolle do te beje regjistrimin e pronave ne bregdetin shqiptar. Projekti i regjistrimit te pronave ne kete pjese te jugut te Shqiperise eshte fituar nga nje kompani spanjolle e cila do te dorezoje ne fund te vitit 2011 tek autoritetet shqiptare dosjen e dokumentuar me te dhena. Projekti eshte financuar nga OSBE-ja dhe ka te beje me regjistrimin e te gjitha aseteve pronesore ne kete pjese te Shqiperise. Ky proces do te shqyrtoje jo vetem token bujqesore por edhe trojet shtepite dhe ndertimet ne pergjithesi gjithe pasuria e patundshme ne kete zone. Shteti shqiptar do ti perdore te dhenat e kompanise spanjolle per te pajisur pronaret e evidentuar me dokumentet e
pronesise. Vertetimet e pronesise do te leshohen
nga Zyra e Regjistrimit te Pasurive ne Vlore.
ERALD KAPRI