Ngecin negociatat PD-PS ende pa vendim seanca e se henes
Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kane shmangur kontaktet per gjetjen e kompromisit per ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar. Deputetet e Komisionit te Ligjeve te ngarkuar nga dy partite nuk kane zhvilluar ende asnje takim qe nga dita e enjte e parlamentit maratone. Ndoshta edhe per shkak te festes se Krishtlindjeve negociatat kane mbetur pezull. Nga ana tjeter pritet qe diten e hene te mbahet nje tjeter seance ne Kuvend per ngritjen e Komisionit Hetimor por kjo seance do te varej pikerisht nga rezultati i negociatave. Pritet qe diten e sotme te kete edhe nje Konference Kryetaresh ne Kuvend por vetem nese ka ndonje rezultat konkret nga bisedimet. Palet pritet qe te kene kontakte diten e hene paradite per te diskutuar piken e fundit ku kane pasur ndarje. Behet fjale per materialet zgjedhore. Maxhoranca ka kerkuar qe pas hapjes se kutive te votimit materialet zgjedhore te shkojne menjehere ne Arkiv dhe me tej Komisioni Hetimor Parlamentar i drejtuar nga opozita mund te kerkoje materialet per te kryer hetimet. Por opozita kerkon qe Kuvendi te ngarkoje KQZ-ne qe ti vere menjehere ne dispozicion Komisionit Hetimor materialet zgjedhore para se te shkojne ne Arkiv te Shtetit me argumentin qe te mos humb kohe. Kjo eshte pika e vetme qe palet kane mbetur pa kompromis ende. Nga ana tjeter eshte gjetur kompromisi per shumicen e komisionit qe do ta kete opozita objektin e hetimit si dhe drejtimin e komisionit po nga opozita. Kater deputete respektivisht Ilir Rusmajli Viktor Gumi nga PD dhe Fatmir Xhafaj Damian Gjiknuri nga PS pritet te negociojne kete ceshtje. Nese deputetet nuk gjejne gjuhen e perbashket atehere seanca e dites se hene ka pak gjasa qe te mbahet. Gjithcka do ti lihet ne dore vitit te ardhshem ku Kuvendi do te hape dyert pas dates 17 janar. Gjithsesi pritet qe Komisioni Hetimor te ngrihet dhe te kryhet hetimi nga ana e opozites per nje periudhe prej 4 muajsh dhe ne fund do te publikohen konkluzionet e opozites.