Pellegrini kërkon mbrojtës, do Demichelis

Skuadra e Manchester Cityt nuk e ka nisur edhe as mirë sezonin në Premierligë. Trajneri i ekipit anglez Manuel Pellegrini, para mbylljes së afatit kalimtar të verës, po kërkon ta marr edhe një qendër mbrojtës.
Flitet se ekipi i Cityt është i interesuar për argjentinasin Martin Demichelis, me të cilin Pellegrini ka punuar te skuadra e Malagas.“Unë pres atë. Unë jam duke shpresuar për një mbrojtës. Ndoshta Demichelis është ai qe ne duam. Ne do të shohim se çfarë ndodh”, ka deklaruar Pellegrini, raporton Sky Sports.
Demichelis gjatë kësaj vere u transferua te Atletico Madrid, por mund ta lë këtë klub, pasi pritet ardhja e Toby Alderweireld nga Ajaxi./indeksonline/