E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pellumb Kulla rikthehet ne teatrin e Fierit

Milioneri qe u shfaq premiere te shtunen ne mbremje permes humorit e satires solli edhe nje here ne vemendje probleme aktuale qe karakterizojne shoqerine tone. Por jo vetem kaq. Pas nje kohe te gjate angazhoi aktoret e teatrit dhe hapi dyert e tij. Ashtu sikunder solli edhe nje here para publikut edhe aktore te larguar Astrit Hasanin e Arqile Lipen.

Astrit Hasani eshte nje nga aktoret e vjeter te Bylisit i cili eshte kthyer nga Italia posacerisht per komedine Milioneri. Duke iu referuar kesaj vepre ai ka thene se behet fjale per nje nder shfaqjet me te mira qe ngjiten ne skenen e tetarit te Fierit gjate ketij 10-vjecari. Permes kesaj vepre edhe ne artistet e vjeter te teatrit vijme te rifreskuar me elemente te reja dhe me angazhim maksimal per tu ritakuar me publikun tone thote ai.

Edhe aktori tjeter Arqile Lipe eshte kthyer nga Greqia. Une nuk do ti kthehesha skenes per tu paraqitur para publikut me nje humor banal. Pasi lexova vepren e Pellumb Kulles vendosa te kthehesha. Ne kete rast deshira ime u bashkua me regjisorin dhe me vepren e mire. Nese je i talentuar dhe ben nje shfaqje te mire eshte e sigurt qe publiku do te trokase te sporteli per biletat komenton ai.

2010-11-08 2013

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›